Tragjedia në Fier/ Si reaguan Vip-at shqiptarë

0

Ngjarja e rëndë që tronditi Fierin dhe të gjithë Shqipërinë, nuk ka kaluar pa marrë dhe reagimin e vipave shqiptarë. Disa prej tyre kanë kërkuar dënimin me vdekje për 38-vjeçarin.

Këngëtarja Aurela Gaçe me anë të një foto në Instagram ka kërkuar mendimin e fansave për rikthimin e dënimit me vdekje për krimet e rënda. Krahas fotos Aurela ka treguar se ka përqafuar fëmijët e saj, duke e vënë veten në vendin e nënës të Mateos.

“Mbrëmë perqafova fëmijët para gjumit, si cdo natë tjetër, e për një çast mendova nënën që nuk do të mundet ta pêrqafojë dot më djalin e saj , jo pse u sëmur, jo pse thjeshtë ashtu ishte e shkruar, por sepse bashkë me njerëzit normalë, marrin fryme monstra, djaj si.puna e kētij që s’di as ç’emër ti vëmë. Ky akt nuk quhet as faj, as gabim që të dënohet normal siç mund të dënohet çdokush që i kryen ato. Ky akt i kryer mbi nje engjëll që të vetmin faj që kishte,ishte vetëm pse ishte komshi i këtij.djalli ,duhet dënuar në atë mënyrë qē të frikēsohet monstra e rradhēs,”- shkruan ajo.

Krimi ndodhi ditën e djeshme ku Klodian Çalamani, 38 vjeç tashmë i arrestuar, kishte rrëmbyer e më pas vrarë e groposur në oborrin e banesës së tij, fqinjin e tij vetëm 8 vjeç, Mateo Vllasiu.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu