Tragjedia në Koçan/ Shkon në 59 numri i viktimave, ministri Toshkovski: Mes tyre edhe një polic, po kryente kontrolle për drogë! Janë plagosur 155 persona

0

KAÇAN- Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski para pak çastesh ka dalë më një bilanc të ri të viktimave nga tragjedia në Koçan. Toshkovski theksoi se numri i viktima ka shkuar në 59 ndërsa numri i të plagosurve është rritur në 155 persona. Sipas Toshkovski në mesin e viktimave është edhe një polic.

Polici sipas Toshkovskit ka qenë në detyrë duke kryer kontrolle për përdorim të lëndëve narkotike. Ministri ishte shumë i përmbajtur në deklaratën e tij nën arsyetimin se hetimi është në fillime të saj dhe se nuk dëshiron të dëmtoj procesin.

“Në momentin që do të bëhet identifikimi i viktimave do të njoftohen familjarët”, tha Toshkovski duke nënvizuar edhe njëherë se ndjen përgjegjësi morale.

Një zjarr shpërtheu në një klub nate në qytetin Koçanit në Maqedoninë e Veriut në orët e para të së dielës, duke lënë dhjetëra njerëz të plagosur dhe 59 të vdekur. Zjarri shpërtheu dhe u përhap me shpejtësi në çatinë e klubit, duke shkaktuar një shkatërrim total.

Besohet se zjarri është shkaktuar nga efektet e ndriçimit, si fishekzjarre të cilat u ndezën në skenë gjatë koncertit. Sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme e vendit, rreth 1500 persona ishin në ambientet e ngjarjes dhe ndiqnin koncertin. Ministri Toshkovski ka thënë se autoritetet janë angazhuar me shpejtësi për të ofruar ndihmën e nevojshme dhe për të hetuar shkaqet e këtij zjarri tragjik.