Tragjedia në minierë, flet fqinji i 33-vjeçarit që u gjet i vdekur në minierë: Unë shpëtova për fat, la pas 3 fëmijë të vegjël

0

Një prej fqinjëve të Ruzhdi Rushitit, 33-vjeçarit që humbi jetën në minierë, ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Selishtë të Dibrës, ku tre persona u gjetën të pajetë në minierë.

Sokol Balla rrëfen se dhe vetë atë e kishin ftuar që të shkonte të punonte brenda minierës, por nuk kishte pranuar, ndërsa tregon se 33-vjeçari Rushiti më herët mblidhte bime medicinale për të siguruar mbijetesën.

“Merrej me mbledhjen e luleve në mal, çun i mirë, hallexhi, më pati thënë dhe mua për punë në minierë, por nuk shkova. Atje flinin, ka punuar dhe më parë në minierë private. Ka qenë fati im ça ti bëjmë, më vjen keq shumë. Ka tre fëmijë, 2 çuna dhe një goc. Atë ditë që donte të shkonte më tha dhe mua, e nuk shkova, punonin me dy turne, për Zotin nuk e di për kushtet që kanë qenë atje”, shprehet Balla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu