Tragjike/ Autobusi bie nga 30 m lartësi, 3 viktima dhe 18 të plagosur në Turqi

0

3 viktima dhe 18 të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotën në rrethin Beykoz të Stambollit në Turqi. Autobusi me të cilin ata udhëtonin ka thyer bordurën e autostradës dhe ka rënë nga 30 metra lartësi. Mes viktimave konfirmohet se është dhe shoferi.

Aksident në Turqi, autobusi rrotullohet, humbin jetën 15 persona, plagosen 17 të tjerë
Shkaku kryesor i kësaj ngjarjeje të dhimbshme mendohet se është ngrica në rrugë. Sipas mediave vendase, pasagjerët po shkonin drejt provincës së Denizli. Për sa i përket të plagosurve, theksohet se disa prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, ambulanca dhe skuadra zjarrfikëse. Hetuesit kanë nisur hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e kësaj tragjedie.

Burimi: ILKHA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu