Tragjike: Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident në SHBA

0

Cleveland, Ohio – 14 Nëntor 2025 – Dy të rinj shqiptarë, Samira Xhaferi, 27 vjeçe, dhe Albi Çela, 30 vjeç, kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident automobilistik më 11 nëntor në Cleveland, Ohio. Lajmi ka tronditur komunitetin shqiptar në SHBA dhe në Shqipëri.

Familjarët kanë hapur një fushatë në GoFundMe për të mbledhur fondet e nevojshme për transportimin e trupave në Shqipëri, si dhe për shpenzimet e varrimit dhe ceremonive përkujtimore.

Samira ishte studente e doktoraturës në Cleveland State University, e njohur për përkushtimin dhe pasionin për kërkimin shkencor, ndërsa Albi ishte në përfundim të studimeve në Cleveland State University Laë, përgatitej për provimin e jurisprudencës.

Sipas familjarëve dhe miqve, çifti i fejuar ndante pasionin për librat dhe botën e “Harry Potter”, duke i lidhur edhe më shumë në jetën e tyre të përditshme. Ata përshkruhen si të rinj të qetë, të mirë dhe të dashur, që sillnin ngrohtësi kudo ku shkonin.

Familjarët bëjnë apel për kontribut dhe shpërndarje të nismës, për të nderuar kujtimin e tyre dhe për të mbështetur organizimin e varrimit dhe rikthimin e trupave në atdhe.