Tragjike! E kap korenti duke shtruar linjën e internetit, humb jetën 40 vjeçari!

0

Një 40-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme, pasi duke vendosur një linjë interneti dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:45, në lagjen Qerret, Kavajë, shtetasi R. R., 40 vjeç, duke shtruar një linjë interneti dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu