Tragjike / Hyri për t’u larë me kushërinjtë 22-vjeçari humb jetën në lumin e Matit. Emri

0

Mbytet një 22-vjeçar në lumin e Matit.
Viktima është identifikuar si Klajdi Elezi, i cili kishte hyrë në ujë për t’u freskuar, por dyshohet se ka pësuar atak kardiak gjatë notit. Trupi i të riut është nxjerrë nga uji pa shenja jete, ndërsa mjekët e spitalit të Laçit, të cilët mbërritën menjëherë në vendngjarje, konstatuan vdekjen e tij.
Po ashtu, forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në humbjen e jetës së të riut.

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, është njoftuar Salla Operative se në fshatin Skuraj, në lumin Mat, shtetasi K. E., duke u larë në lumë, dyshohet se është rrëmbyer nga rrjedha e lumit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me banorët e zonës, kanë gjetur dhe nxjerrë trupin e pajetë të 22-vjeçarit dhe kanë transportuar në morg për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.