Berat- Gjendet i vetvarur në ullishtë një 54-vjeçar në Berat.
Ngjarja ndodhi në fshatin Veterik. Është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur, në një ullishte në afërsi të banesës së tij, shtetasi P. P., 54 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.