Tragjike në Greqi, makina përplaset me autobusin, katër të vd*ekur

0

Katër persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Toxotes Xanthi, Greqi.

Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është futur nën autobus. Përplasja ka qenë e rëndë, dhe pasagjerët e makinës kanë humbur jetën menjëherë.

Sipas medieve greke, 6 persona kanë mbetur të lënduar. Makina është shkatërruar plotësisht nga aksidenti, ndërsa personat që ndodheshin në të gjetën vdekjen e menjëhershme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu