Tragjike në Greqi/ Shqiptari v*ar veten me lidhëset e këpucëve (EMRI)

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Greqi, ku një shqiptar ka ndërruar jetë.

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në Amalidha, ku Spiro Vilcani ka kryer vetëvrasje. Ai është gjetur i varur me lidhëset e këpucëve të tij në banesën ku jetonte. Policia që mbërriti në vendngjarje tha se ende nuk i di shkaqet se përse Vilcani vendosi ti japë fund jetës dhe po heton lidhur me ngjarjen.

Banorë të zonës thonë se viktima ishte njeri i qetë dhe i mbyllur në vetvete. Ai nuk shoqërohej me shumë njerëz dhe bënte një jetë të qetë. Trupi i tij u dërgua në morg për hetime të mëtejshme.