Tragjike në Kosovë, ndërron jetë fëmija 5 vjeç, në vendngjarje gjendet një armë zjarri

0

Një fëmijë i moshës pesë vjeçare ka ndërruar jetë në Vushtrri të Kosovës. Sipas mediave dyshohet se tragjedia është shkaktuar nga arma e zjarrit, pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur një armë e llojit pistoletë dhe një gëzhojë.

Rastin për vdekjen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 17:20, është raportuar se në Spitalin e Vushtrrisë, një fëmijë i moshës 5 vjeçar, është sjellë për ndihmë mjekësore, ndërkohë nga autoritetet mjekësore është bërë e ditur se si pasojë e lëndimeve që dyshohen të jenë nga arma e zjarrit fëmija ka vdekur. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së fëmijës”, ka deklaruar ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu