Tragjike në Lushnjë / Familjarët gjejnë të pajetë 22-vjeçarin në oborr

0

Një ngjarje e rëndë raportohet në Lushnje, ku një 22-vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët e tij.

Policia thotë se 22-vjeçari dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në oborrin e shtëpisë në fshatin Pluk të Lushnjes.

“Rreth orës 18:10, në fshatin Pluk, Lushnjë, është gjetur i pajetë nga familjarët, në oborrin e banesës, shtetasi K. H., 22 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu