Tragjike në Lushnje. Po udhëtonte me motor, 45-vjeçari pëson arrest kardiak dhe vdes në vend

0

LUSHNJE- Një 45-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kadri Qystri” në Lushnjë. Më konkretisht mësohet se P. K., 45 vjeç, duke drejtuar një motomjet, ka humbur ekuilibrin mbi motomjetin dhe për pasojë është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë.

Njoftimi: Rreth orës 16:25, në lagjen “Kadri Qystri” Lushnjë, shtetasi P. K., 45 vjeç, duke drejtuar një motomjet, ka humbur ekuilibrin mbi motomjetin dhe për pasojë është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet se shtetasi P. K., ha humbur ekulibrin mbi drejtimin e motomjetit për shkak të një arresti kardiak. Pritet akti i ekspertit mjeko-ligjor për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu