Vritet një 7-vjeçare në Ukrainë nga një bombë, e sulumeve ruse. Tragjedia nuk ka fund në Ukrainë, rritet numri i fëmijëve të vrarë sipas Dailymail.
Vajza shtatë vjeçare, u vra në shkollën e saj, rusët e shënjëstruan këtë shkollë duke hedhur një bombë për ta shkatëruar. Gjyshi i saj u përpoq ta shpëtonte mbesën e tij, nga ky shpërthim por nuk ja doli dot. Ai po e shoqëronte për në shkollë, sapo dëgjoi zhurmën nga shpërthimi nxitoi ta mbronte, por ajo vdiq në çast.
“Zonja e parë” e Ukrainës Olena Zelensky, gruaja e Presidentit Ukrainas Volodymyr Zelensky, dje në një deklarat për shtyp, ka folur për vrasjen e fëmijëvë në Ukrainë, duke iu referuar rastit të vrasjes së 7-vjeçares duke. Olena ka thënë se e mitura ishte një nga gjashtë viktimat që humbën jetën kur shkolla e tyre u godit në qytetin e Oktyrka. Ajo deklaroi se ushtria ruse vret fëmijët e vegjël “me vetëdije dhe në mënyrë cinike”.
Lufta në Ukrainë futet në ditën e 13-të me shpresën se mund të ketë një marrëveshje me Rusinë, janë vrarë me qindra civilë dhe rreth 2 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit.