Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Velipojë dje.
Enisa Doda ka gjetur vdekjen tragjike pasi kishte shkuar me pushime. Ajo ishte duke u larë në breg të detit kur një skaf e ka përplasur duke mos arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.
E reja me origjinë nga Burreli, por me banim në Bathore, kishte shkuar me pushime me familjen e saj.
Ajo kishte mbushur 17 vjeç më 9 Gusht teksa nuk ka arritur të gëzojë jetën për shkak të rrumpallës në plazhet shqiptare.