Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë.
Policia thotë se një 46-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte.
Njoftimi i Policisë:
Sot, rreth orës 14:00, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, shtetasi G. D., 46 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Nga të dhënat paraprake, rezulton se ky shtetas ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.