Një ngjarje e rëndë është shënuar vetëm pak më parë në Gjirin e lalzit.
Një 26-vjeçar është mbytur teksa ka qenë duke u larë në det.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.08.2020, rreth orës 14:15, tek Gjiri i Lalëzit, shtetasi Z.T., 26 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.