Një aeroplan u rrëzua mbrëmjen e së hënës në zonën El Cajon të Kalifornisë Jugore, duke mos lënë asnjë të mbijetuar, thanë autoritetet.
Zjarrfikësit nuk gjetën të mbijetuar në vendngjarje, thanë autoritetet në një njoftim për shtyp.
CNN shkruan se ekzaminuesi mjekësor do të hetojë dhe identifikojë viktimat pasi familjarët të jenë njoftuar.
Ende nuk dihet se sa persona ishin në bord, por me rrezimin e tij u dëmtua një shtëpi dhe tela të energjisë elektrike në zonë.(Kliko këtu për videon)
Rrënojat kanë mbuluar rrugët dhe një dëshmitare që ka parë momentin e përplasjes tregon se në moëmentin e parë dridhja e fuqishme që shkaktoi i bëri të mendojnë se ishte tërmet.