Koreani Heung-Min Son vazhdon të shkëlqejë te Tottenhami, duke qenë një nga futbollistët më të dalluar te ekipi londinez në sezonet e fundit.
Për sulmuesin, tekniku italian, Antonio Conte, ka folur me superlativa duke vlerësuar karakterin që ai tregon në fushë.
Madje Conte i ka tepruar lavdërimet për lojtarin, duke e cilësuar si mashkullin perfekt për vajzën e tij.
“Son është një mashkull i jashtëzakonshëm, një njëri shumë i mirë. Nëse do të duhet të bëja një shembull do të thoja se nëse do të isha duke kërkuar një burrë për vajzën time ai do të ishte i duhuri,” tha Conte.