Trajneri i Gjeorgjisë, Sagnol: Goli i parë i Spanjës ishte i parregullt

0

Spanja fitoi 4-1 kundër Gjeorgjisë në 1/8 e Euro 2024 dhe gjen Gjermaninë në çerekfinale, në atë që pa frikë mund të quhet një finale e parakohshme. Suksesi i “Furisë së Kuqe” nuk kaloi pa akuza, kjo për golin e parë të spanjollëve me Rodrin.

Uilly Sagnol, trajneri i gjeorgjianëve tha se goli i barazimit 1-1 ishte i parregullt dhe se VAR nuk u përdor si duhet.

“Ishte një pozicion i qartë jashtë loje. VAR është një instrument i shkëlqyer, problemi është se nuk dinë ta përdorin siç duhet. Nuk e kuptoj përse goli i parë i Spanjës nuk u anulua për pozicion jashtë loje. Më këtë Europian ka ndodhur që janë anuluar gola të ngjashëm, nuk më pëlqeu ajo që ndodhi. VAR nuk po përdoret mirë dhe në fund e paguajmë ne”, u shpreh Sagnol.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu