LETONI – “Kundërshtarët e nesërm janë në një nivel më të lartë në renditje. Kishte shumë gjëra të mira që ndodhën në ndeshjen tonë të mëparshme. Shpirti ynë i skuadrës dhe filozofia nuk ndryshojnë.
Ne duhet të përmirësohemi në rastet për shënim dhe fakti që nuk kemi golashënues të ndryshëm nuk na ndihmon”, tha fillimisht Nicolato para mediave.
Ai theksoi se njihte mirë lojtarët e ekipit shqiptar dhe portierin Strakosha, i cili kishte luajtur në Itali. “Nesër do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe dëshira ime është të largohem nga fusha me ndjesinë e një pune të bërë mirë”, vijoi ai.
“Ne kemi zhvilluar në mënyrë të kujdesshme një plan loje të bazuar mbi rrjedhën e mundshme të lojës. Çelësi në fushë do të jetë cilësia dhe ne duhet ta tregojmë.
Do të luajmë një ndeshje guximtare, pres që lojtarët të luajnë në mënyrë guximtare, të jenë aktivë dhe të tregojnë personalitetin në fushë”, shpjegoi trajneri italian i Letonisë.