Trajneri i ekipit Kombëtar, Silvinjo, në një intervistë për FIFA-n ka folur për edicionin fantastik që zhvilloi Shqipëria në kualifikueset e “EURO 2024”, e cila u kurorëzua me kualifikimin në finalet e “Gjermani 2024” dhe vendin e parë në Grupin E.
Tekniku brazilian tregoi për objektivat e së ardhmes duke thënë se synimi kryesor është që Shqipëria të mësohet të luajë rregullisht në Europian dhe në kualifikueset e radhës të kualifikohet në Botëror. Trajneri Silvinjo gjithashtu vlerësoi edhe punën e madhe të bërë nga lojtarët, duke thënë se përkushtimi në punë është çelësi kryesor i suksesit .