Trajneri Xavi hesht për norvegjezin Erling Haaland: “Nuk mund të jap detaje”…

0

I pyetur këtë të shtunë, në një konferencë për shtyp, në lidhje me interesimin e Barcelona për sulmuesin norvegjez Erling Haaland, trajneri ‘blaugrana’ Xavi mbeti evaziv:

“Nuk mund të jap detaje, – u përgjigj ai. – E vetmja gjë që mund të them për Haaland është se ne po punojmë për të tashmen dhe të ardhmen e Barçës.

Kur të kemi diçka për të shpallur, do ta bëjmë, siç ndodhi dje për Pablo Torren”.

Megjithatë, Xavi e pranon se ardhja e norvegjezit dhe e Kylian Mbappe, i shpresuar në anën e Real Madridit, do të ishte një gjë e mirë për kampionatin spanjoll.

“Sa më shumë futbollistë të këtij niveli të ketë, aq më shumë kampionati do të përmirësohet, padyshim,– shtoi ai. – Do të jetë edhe më tërheqës”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu