Tranferohet në gjendje të rëndë në spitalin e burgut të Peqinit, Genci Balla i dënuar për terrorizëm

0

 

Genci Balla i dënuar në burgun e Peqinit për rekrutim të besimtarëve për qëllime terroriste, i njohur si imami i vetëshpallur i “Unazës së Re”, i vendosur në regjimin “41 bis”, është transferuar me urgjencë në spitalin e burgut në gjendje të rëndë shëndetësore.

Prej një jave, Balla ndodhet në grevë urie pasi ka refuzuar regjimin “41 bis” ndërsa akuzon drejtuesit e këtij burgu për keqtrajtim.

Raportimet e fundit pranë spitalit të burgut në Tiranë i dënuari Genci Balla, si imami i dënuari në krimet e rënda me 17 vjet burg, dhe dy të tjerë pjesë e regjimit “41 bis” ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një prej tyre, në gjendje të rëndë shëndetësore, i cili nuk është transportuar ende drejt spitalit, është drejt humbjes së shikimit si pasojë e mosushqyerjes.

Po ashtu në gjendje të rënduar ndodhet edhe një tjetër i burgosur, i cili ka qenë pjesë e grupit që kundërshtuan me armë duke i marrë jetën efektivit të Reneas në Lazarat, disa vjet më parë.

Burime për ABC News thonë se prej 12 ditësh, Balla së bashku me 9 persona të tjerë të vendosur në regjimin “41 bis” ndodhen në grevë urie në shenjë revolte kundër stafit të burgut të Peqinit.

Ndërkohë Balla është duke u trajtuar me serume, dhe vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim për refuzimin e ushqimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu