Transportonin me avion emigrantë nga Franca në Britani, lihen në burg 2 shqiptarët

0

ANGLI- Dy shqiptarë janë lënë në burg nga autoritet britanike nën akuzën e kontrabandës së njerëzve pasi u kapën teksa transportonin ilegalisht me avion emigrantë nga Franca veriore në një aerodrom në Essex të Britanisë së Madhe.

Shqiptarët 50-vjeçari, Myrteza Hilaj dhe 37-vjeçari, Kreshnik Kadena u shpallën fajtorë të premten në Gjykatën Southwark Crown. Shqiptarët mësohet se kanë kryer 9 udhëtime të emigrantëve shqiptarë në vitet 2016 dhe 2017 drejt Britanisë së Madhe. Hilaj ishte organizatori ndërsa Kadena e ndihmonte duke shërbyer si pilot i avionëve të vegjël.

Emigrantët që udhëtonin drejt Britanisë paguanin shuma deri në 10 mijë paund dhe disa qindra paund pasi zbrisnin për dokumenta false. Hilaj kishte shkuar në Britaninë e Madhe në vitet 1990 dhe më parë punonte si pronar restoranti dhe roje sigurie, i furnizonte emigrantët me dokumente false.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu