Travis Scott do t’i rimbursojë të pranishmit në Astroworld dhe nuk do të performojë në Festivalin Day N Vegas të kësaj fundjave, të cilin ai do ta kryente, thanë burime pranë reperit .
Scott është renditur si titullar për të shtunën, 3 nëntor, gjatë festivalit tre-ditor në Las Vegas Festival Grounds, por është “shumë i shqetësuar” për të luajtur pasi tetë njerëz vdiqën dhe qindra të tjer u plagosën në festivalin e tij Astroworld të premten.
Kaosi në festivalin e Hjustonit u shpalos pak pas orës 21:00. sipas kohës lokale kur turma masive “filloi të ngjeshej drejt pjesës së përparme të skenës”, thanë zyrtarët.
Shefi i policisë së Houston, tha të shtunën pasdite se disa njerëz filluan të “zbrisnin” në orën 21:30. Ai tha se zyrtarët informuan producentët për atë që po ndodhte dhe shfaqja përfundoi rreth orës 22:10.
Departamenti po kryen një hetim penal për atë që ndodhi, me përfshirjen e divizioneve të vrasjeve dhe narkotikëve, shtoi Finner.
Paditë kundër Scott dhe organizatorëve janë ngritur që atëherë, duke vënë në dukje historinë e Scott-it për inkurajimin e fansave që të nxitonin në skenë dhe të injoronin rojet e sigurisë dhe duke pretenduar se ai dhe organizatorët nuk e ndaluan shfaqjen kur turma doli jashtë kontrollit.
Kylie Jenner, e cila është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë me Scott, ka thënë në një deklaratë se ajo dhe Scott nuk ishin në dijeni të asaj që po ndodhte në turmë deri pas shfaqjes.
“Dua ta bëj të qartë se nuk ishim në dijeni të ndonjë vdekjeje derisa lajmi doli pas shfaqjes dhe në asnjë botë nuk do të kishte vazhduar xhirimet apo performancat”, shkroi ajo herët të dielën në Instagram.