ZVICËR- Trazira në Bazel të Zvicrës! Përballja në stadiumin në Katar mes serbëve dhe shqiptarëve ka kaluar në rrugët e Zvicrës. Mediat vendase kanë publikuar pamje ku shihet se si festime janë kthyer në përplasje mes tifozëve.
U hodhën objekte, u dëmtuan tavolinat dhe karriget, si dhe u ndezën fishekzjarre mes turmës. Në sfond shihen flamuj shqiptarë dhe serb. Përplasjet e dhunshme u ndaluan nga policia. Zyra për media e policisë në Basel tregon se vetëm një person ka mbetur i plagosur lehtë dhe është raportuar për dëme të mëdha materiale.