Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas trazirave në veri të Kosovës, ku mbetën të plagosur disa ushtarë të KFOR-it.
Sipas Ramës, thirrja e tij për të dëgjuar aleatët nuk është thirrje ndërkombëtare, por nevojë kombëtare.
“Lëndimi i ushtarëve të KFOR-it ngarkon me përgjegjësi të drejtëpërdrejtë dhunuesit e tyre të verbër dhe fatkeqësisht lëndon Kosovën në sytë e aleatëve e miqve të saj të pazëvendësueshëm! Sa më shumë zgjatet ky konflikt i rrezikshëm dhe i panevojshëm, aq më shumë lëndohet Kosova!”, shkruan kreu i qeverisë.