Tre ditë në det të hapur pas mbytjes së varkës, shpëtohet mrekullisht 11-vjeçarja!

0

Një vajzë 11-vjeçare është shpëtuar në ishullin italian Lampedusa, pasi kishte qëndruar për 3 ditë në det të hapur.

E mitura kishte përfunduar në det pasi varka me të cilën ajo dhe dhjetëra emigrantë të tjerë u mbyt, teksa vajza u gjet nga rojet bregdetare italiane e veshur me një jelek të thjeshtë shpëtimi dhe e kapur pas disa tubave me material gome.

Vajza nga Sierra Leone tha se kishte qenë në një varkë metalike me 45 persona, që ishin nisur ditë më parë nga qyteti tunizian Sfax. Teksa anija e prishur po kalonte përmes një prej rrugëve më të rrezikshme të migracionit në botë, ajo u ndesh me një stuhi, duke e vënë atë përballë dallgëve të larta metra dhe erërave të forta.

Vajza tha se dy persona të tjerë kishin qenë fillimisht në ujërat përreth saj, por më pas ishin zhdukur.

E mitura kishte kaluar ditë pa pirë ujë apo ushqim dhe vuante nga hipotermia. Ajo u dërgua në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu