Ish-ministri i mjedisit Lefter Koka ka deklaruar në prokurorinë e posaçme për më shumë së dy orë, lidhur me hetimet që po zhvilohen për Inceneratorin e Fierit. Koka ka treguar se ka respektuar ligjin dhe nuk ka kryer asnjë shkleje gjatë dhënies me koncension për ndërtimin e Inceneratorit. Ai ka treguar se nuk ka përgjegjësi për shpronësimin, pasi dokemuntacioni është pargatitur nga ekspertët e ministrisë së mjedisit.
‘ S’u trajtua si truall, por si tokë arë në shpronësim. Kam zbatuar procedurat për ngritjen e komisionit për prokurimin. Kompanite që flitet se kam marrë lekë nuk i njoh‘-mësohet të ketë thënë ai.
Koka mbërriti në ambientet e SPAK, në orën 10 të mëngjesit, dhe ka dhënë sqarime përballë prokurorit Dritan Prençi, në prani të avokatëve të tij mbrojtës.




