Tre persona dhunojë pronarin e një lokali në Lungomare, dërgohet me urgjencë në spital

0

Sulmi, i cili ndodhi në një zonë mjaft të frekuentuar nga qytetarë dhe turistë, shkaktoi panik te të pranishmit, të cilët njoftuan menjëherë forcat e rendit.

VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lungomares në Vlorë, ku pronari i një lokali është dhunuar fizikisht nga tre persona ende të paidentifikuar, duke pësuar dëmtime që kërkuan dërgimin e tij të menjëhershëm në spital.

Sulmi, i cili ndodhi në një zonë mjaft të frekuentuar nga qytetarë dhe turistë, shkaktoi panik te të pranishmit, të cilët njoftuan menjëherë forcat e rendit.

Ndërkohë që autorët arritën të largoheshin me shpejtësi nga vendngjarja, policia ka nisur hetimet e plota dhe po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e tyre.