Tre persona humbin jetën nga vala e të nxehtit në Japoni

0

JAPONI- Japonia është përballur me temperatura të larta që nga fillimi i javës, të cilat kanë marrë të paktën tre jetë njerëzish dhe kanë lënë dhjetëra të tjerë në nevojë për kujdes mjekësor, thanë autoritetet japoneze të hënën.

Katërmbëdhjetë qytete regjistruan temperatura rekord për muajin qershor, deri në 34.4 gradë Celsius në Tokion qendrore, sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze (JMA).

Të paktën 57 persona u trajtuan me ndihmë mjekësore në Tokio për goditje nga nxehtësia të martën, pasi 169 persona u trajtuan të martën. Autoritetet po këshillojnë popullsinë, veçanërisht të moshuarit, të qëndrojnë brenda dhe të pinë lëngje.

Çdo verë, autoritetet japoneze i bëjnë thirrje popullsisë – veçanërisht të moshuarve – të qëndrojnë në hapësira me ajër të kondicionuar. Në pesë vitet e fundit, të moshuarit kanë përbërë më shumë se 80% të atyre që kanë vdekur nga shkaqe që lidhen me nxehtësinë, ndërsa vera e kaluar ishte më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në arkipelag.

Japonia po sheh gjithashtu një fluks rekord turistësh, me një rritje prej 21% të vizitorëve të huaj në maj krahasuar me vitin e kaluar.