Tre shqiptarë, të cilët rrëmbyen dhe përdhunuan një grua në Britaninë e madhe janë dënuar me 52 vjet burg gjithsej.
Mësohet se Gemti Hyka, Ibrahim Bezati dhe Vullnet Haka kanë dalë para gjykatës dhe kanë marrë dënimin e komunikuar nga gjyqtarja e çështjes.
Gruaja, që u përdhunua, kishte qenë në qendër të qytetit Bedford me miqtë e saj kur Gemti Hykëa filloi ta ngacmonte.
I pakënaqur që u injorua, Hyka priti derisa e pa gruan vetëm në qendër të qytetit dhe e rrëmbeu.
Hyka më pas e çoi në një shtëpi në Kempston ku e përdhunoi. Më pas atij iu bashkuan edhe dy burra të tjerë, Bezati dhe Haka.
Hyka u dënua me 26 vjet, Bezati u dënua me 17 vjet dhe Haka me 14 vjet.