Në një aksident rrugor që ka ndodhur sonte në fshatin Babaj i Bokes të Gjakovës, tre persona kanë marrë lëndime trupore.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
“Fillimisht mes veti janë aksidentuar dy vetura si pasojë e ndërrimit të shiritit. Janë lënduar dy persona. Me pastaj vjen automjeti tjetër dhe nga shpejtësia godet një veturë tashmë të aksidentuar”, njoftoi Gjurkaj.
Tre personat e lënduar janë dërguar në spitalin rajonal të Gjakovës ku dhe janë duke u trajtuar. Ne vendngjarje ka dalë policia e cila është duke i kryer hetimet mbi shkaktarin e aksidentit.