‘Trekëndëshi’ Bora-Donald-Beatrix/ “T’i lëmë të dashurohen”/ Flasin ish banorët e BBV: Beatrix do dashuri, Donaldi ti japë shpjegim Borës!

0

Trekëndëshi Bora-Donaldi-Beatrix është tema pikante për të cilën ‘vlon’ i gjithë publiku ditët e fundit.

Afrimiteti mes Donaldit dhe Beatrixit brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’ ishte tema kryesore për të cilën po diskutohet mbrëmjen e sotme gjatë reality show-t.

Ish konkurrenti, Kledi ka dhënë një koment të tijin, duke thënë se sipas tij Beatrix po bën një lojë, pasi ka qenë ajo vetë që ka mbështetur dashurinë e Borës dhe Donaldit kur ka qenë jashtë shtëpisë, ndërsa tashmë po ‘futet’ mes tyre.

Aktori Igli Zarka tha se i sheh si dy personazhe që u merrej fryma teksa flisnin për njëri tjetrin: “Sapo pash dy personazhe që u merrej fryma kur flisnin për njëri tjetrin, le ti lëmë të dashurohen”.

Ndërkaq, Paloma tha se Beatrix nuk po bën lojë, ndërsa shton se Donaldi i detyrohet një shpjegim absolut Borës.

Paloma: Beatrix nuk po bën lojë, do dashuri, nuk e ka menduar se do ti ndodhë kjo gjë. Mendoj që Donaldi i detyrohet një shpjegim absolut Borës, sepse kemi përjetuar momente romantike që na emocionoi të gjithëve dhe ishte një puthje pajtimi. Kujtoi përvjetorin e lidhjes së tyre. Ajo që bëri Bora ishte një guxim i madhe dhe i takon një shpjegim i madh nga ana e Donaldit. I ka rrëshqitur situata nga dora, nuk e ka menduar dy herë por mendoj që përjashta e pret një zemër tjetër