Tri arsyet që mund të çojnë në largimin e Alonsos nga Barcelona

0

Marcos Alonso beson fuqishëm që Barcelona dëshiron që ai të largohet nga klubi këtë verë, bën të ditur Javi Miguel i Diario AS.

Ka tri arsye pse mbrojtësi spanjoll e mendon në këtë mënyrë.

Barcelona nuk e ka regjistruar në La Liga: Pas dy ndeshjeve në sezonin e ri, skuadra katalunase ende nuk e ka paraqitur emrin e Alonsos në La Liga për shkak të kufizimeve të saj në Fair Play-in Financiar.

Paga e tij: Alonso beson se Barcelona është e hapur për ta shitur atë për shkak të pagës së tij. Mbrojtësi fiton më shumë se 6 milionë euro bruto në sezon dhe klubi po punon për të ulur faturën e pagave.

Nënshkrimi i Inigo Martinez: Ardhja e një mbrojtësi të krahut të majtë që luan saktësisht të njëjtin pozicion si Alonso do të thotë se koha e tij e lojës do të jetë jashtëzakonisht e kufizuar këtë sezon.

Sipas raportimeve të tjera, Alonso tashmë është në kërkim të një skuadre të re në Ligën Premier me interesimit në Arabinë Saudite që po shikohet gjithashtu.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu