Tritan Shehu kallëzon shtatë kryetarët bashkisë

0

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PD Qarku Gjirokastër Tritan Shehu ka depozituar mëngjesin e sotëm në organin e akuzës, kallëzim penal në ngarkim të shtatë kryetarëve të bashkive të Qarkut.

Ai pretendon se këta të fundit kanë shkelur ligjin disa herë kryesisht për mos vënien në dispozicion të hapësirave publike subjekteve politike për reklamimin e posterave elektoralë brenda afatit që përcakton ligji.

Veç kësaj Shehu citon edhe disa shkelje të tjera që bien ndesh me nenet e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

Pjesë e dosjes që dorëzoi sot Shehu, kanë qenë edhe drejtues të institucioneve të ndryshme publike, të cilët i akuzon se ushtrojnë presion ndaj punonjësve të administratës me qëllim diktimin e votës dhe orientimin e saj në favor të partisë në pushtet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu