Gazetari Artan Hoxha tha në një intervistë për Euroneës Albania se tritoli ndaj Bernard Ndrecës, kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës është mesazh.
“Vendosja e eksplozivit në atë krah dhe një sasi eksplozivi e vogël sigurisht që unë e lexoj më tepër se sa synim për ta eleminuar fizikisht objektivin, e shikoj si një mesazh paralajmërues që shkon ndaj tij. Pra, nëse autorët do të donin ta eliminonin fizikisht zotin Ndreca, ata do ta vendosnin eksplozivin poshtë sediljes së tij dhe tashmë nuk do flisnim si u organizua, do ishim marrë me një pasojë, jo të një qytetari po të një drejtuesi politik. Pasojat do ishin katastrof, të pallogaritshme. Kemi shpëtuar, kemi ardhur te pjesa tjetër. Dëmi është bërë tashmë.” – u shpreh Hoxha.
‘është eksploziv, askush nuk ia di pasojat. Makina është e rëndë, godet pjesën e kofanos, hap airbag dhe nga krahu tjetër motori është një mburojë e fortë për të dëmtuar fizikisht drejtuesin. Nëse do ishte në kahun tjetër do kishte pasoja’
Ndërkaq ai përmendi si një person shumë problematik Zef Hilën. Hoxha u shpreh se ish-deputeti ka qenë në SPAK, nën hetim për ngjarje të tjera, ka qenë në gjykim, ka pasur konflikte me persona.