Tritoli në automjetin e kreut të PD, Artan Hoxha: Paralajmërim, autorët nuk kishin për qëllim eliminimin. Vota në këtë bashki ka shkuar deri në 250 euro

0

Gazetari Artan Hoxha e ka cilësuar një paralajmërim atentatin me eksploziv ndaj kreut të PD-së në Vaun e Dejës një ditë më parë.

Ai u shpreh se autorët nuk kanë pasur për qëllim elimnimin fizik të Bernard Ndrecës por dhënien e mesazhi për të krijuar pasiguri në publik.

“Te Aleks Keka ka pas një sasi eksplozivi që ata nuk i kanë lënë asnjë shans dhe ata donin ta eliminonin me çdo kusht, prandaj makina është e shkatërruar. Vijmë te ngjarja tjetër. Pse ngjarja ka efekt paralajmërues? Sepse vendoset në pjesën e gomës së parë në krahun e pasagjerit, midis vendit ku vendoset eksplozivi dhe pozicionit të shoferit është motori i makinës.
Artan Hoxha: Ky lloj atentati paralajmërues, me pamje vizive, me tronditjen që shkakton i ka pasojat më të rënda në fakt në opinionin publik se vetë eliminimi fizik. Së dyti, sasia e eksplozivit nuk ka dalë ende nga ekspertët xhenierë se unë jam interesuar para se të vij…”, deklaroi Hoxha.

Hoxha theksoi se në vitin 2015, në këtë bashki është shënuar dhe çmimi më i lartë i blerjes së një vote që ka shkuar deri në 250 euro.

“Patjetër! Kjo ngjarje duhet hetuar menjëherë, për të hequr këto spekulimet e tjera ose betejën politike. Pse ndodhi tani dhe në Vaun e Dejës. Vau i Dejës do të jetë një zonë e nxehte, unë e kam ndjekur dhe në 2015-ën. I ka ndodhur dhe shefit të shtabit, përplasja mes dy palëve është shumë e fortë. Në gjithë qarkun, Vau i Dejës është një pikë ku përplasen fort lobingje të cilat kanë ndikim në zonë. Në 2015-ën Vau i Dejës ka qenë zona ku është përdorur çmimi më i lartë për të blerë votën, 250 mijë lekë të vjetra.

Është një bashki periferike e qarkut të Shkodrës, por atje është bërë një betejë shumë e fortë në atë kohë. Atje kishte para, prandaj ishte çmimi kaq i lartë, ata që kultivonin kanabisin investonin te zgjedhjet, që nga kryeplaku i fshatit e deri te ai i policisë pyjore” deklaroi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu