Tritoli në shtëpinë e Dukës, Ceferin mbërrin në FSHF, takohet me presidentin e federatës

0

Disa ditë pas tritolit të vendosur në shtëpinë e presidentit të Fedeatës Shqiptare të Futbollit, Armando Dukës, ka mbërritur në zyrat e FSHF-së Aleksandër Ceferin.

Presidenti i UEFA-s vizitoi ditën e sotme Shqipërinë, kun ë fillim drekoi me Dukën dhe më pas u takua edhe me kryeministrin shqiptar Edi Rama, vizita me të cilin zgjati rreth 1 orë.

Ndërkohë që mendohet se përveç diskutimin për zhvillimin e finales së ligës së Konferencave në stadiumin “Air Albania”, janë diskutuar edhe ngjarjet e ndodhura së fundmi me përgjimet e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe më pas vendosja e tritolit në shtëpinë e Armando Dukës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu