Aktorja Olta Gixhari ka bërë një gjest ‘të shëmtuar’ ndaj Luizit, sipas fancave të cilët i dërguan një kupë trofeu këngëtarit brenda shtëpisë së BBVIP.
Kjo pasi pas dronëve, gjatë ditës së sotme një trofe ngjyrë floriri është hedhur nga lart në shtëpinë e BBVIP, ku shkruhej “Luiz Ejlli, fitues i “BBV2”. Luiz, je fitues i padiskutueshëm. Respekt nga çunat e Brrakës”.
Por në momentin që trofeja ra në tokë, e para që e pa ishte Olta Gixhari. Jo vetëm kaq, por aktorja e fshehu kupën, që Luizi të mos e shikonte. Kupa padyshim do të tregonte mbështetjen nga jashtë për këngëtarin dhe diçka e tillë, Oltës nuk i intereson që ai ta mësojë këtë.
Ky është parë si një gjest i shëmtuar nga ana e fansave të cilët kanë reaguar të revoltuar të cilët kanë përgatitur një tjetër trofe.