Tronditës! Një 10-vjeçar gjendet i vrarë në valixhe me plagë të rënda me thikë

0

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Francë, aty ku është gjetur i pajetë një 10-vjeçar brenda një valixheje. Trupi i fëmijës u gjet dje i hedhur në një kosh plehrash, brenda në valixhe. Zyrtarët gjetën valixhen me fëmijën e vdekur, i cili kishte plagë të shumta me thikë. Pritet autopsia për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Sipas hetimit, e dyshuara kryesore për vrasjen është nëna e tij e cila rezulton e zhdukur dhe po kërkohet nga policia. Gjurmë gjaku janë gjetur brenda shtëpisë ku jetonin në Ferrier-en-Brie në prefekturën e Saint-Marne. Denoncimin për zhdukjen e 10-vjeçarit dhe nënës së tij e ka bërë i ati.

33-vjeçarja është larguar nga shtëpia pa marrë gjërat me vete dhe mendohet se është në gjendje të rënduar psikologjike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu