TRONDITËSE/ 46-vjeçari i vetëshpallur profet kërkon të martohet me vajzën e tij të mitur, ka 20 gra të tjera

0

Një rast i rëndë abuzimi seksual është zbardhur në SHBA, ku protagonist është një profet i vetëshpallur.

Sipas mediave të huaja, udhëheqësi i një kulti poligamist me bazë në Arizona, Samuel Rappylee Bateman, 46 vjeç, kishte krijuar një grupim fetar, ku predikonte se ishte vullneti i zotit që ai të kishte shumë gra, e mbi të gjitha të kryente marrëdhënie me vajza të mitura.

Detaje më i tmerrshëm i zbuluar nga hetimet e FBI, është se ai i ofroi vajzës së tij 14-vjeçare një pako patatina Doritos dhe 50 dollarë, që ajo të martohej me të.


Gjithashtu, Bateman dyshohet se u ka thënë ndjekësve se ata duhet t’i ofronin atij vajzat dhe gratë e tyre, ndryshe do dënoheshin nga zoti.

Ai u arrestua pasi policia e kapi duke transportuar 3 vajza të mitura, 11 dhe 14 vjeç, me të cilat po planifikonte të martohej, ndërkohë që ka 20 bashkëshorte të tjera, mes tyre vajza të mitura.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu