Një i moshuar ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëmbytur në ujërat e lumit Buna, pranë urës së Bunës. Kalimtarët e rastit kanë vënë re ngjarjen dhe menjëherë kanë njoftuar autoritetet. Pavarësisht thirrjeve për të mos kryer aktin, i moshuari ka hedhur veten në lumë, por ka ndërhyrë policia, e cila ka arritur ta shpëtojë në kohë.
Ky rast vjen vetëm disa ditë pas një incidenti tjetër, ku një tjetër i moshuar ka tentuar të kryejë të njëjtin akt, duke dyshuar se problemi ka lidhje me çështje shëndetësore mentale. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar më shumë rreth ngjarjes.
Njoftimi:
U hodh në lumin Drin për tu vetëmbytur, reagimi dhe ndërhyrja në kohë e Patrullës së Përgjithshme bëri të mundur nxjerrjen me shenja jete të 83 vjeçarit nga ujërat e lumit Drin.
Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Shkodër gjatë patrullimit në territor, kur ka parë se një shtetas është hedhur nga ura e Bahçallëkut në ujërat e lumit Drin, menjëherë kanë marrë një varkë dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e 83 vjeçarit me shenja jetë nga ujërat e lumit Drin.
Shtetasi L. P, 83 vjeç, është transportuar me autoambulancë në spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore.