Tronditëse në Britani/ Gjenden 4 trupa të pajetë brenda në shtëpi

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lindje të Anglisë, ku janë gjetur 4 trupa të pajetë në një shtëpi.

Ka qenë një qytetar, ai i cili ka njoftuar policinë për ngjarjen e rëndë.

Punonjësit e policisë thyen derën për të hyrë, e më pas u përballën me një pamje tragjike.

Ndërkohë, kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Sipas konkluzioneve të para të policisë, persona dyshohet se njiheshin me njeri-tjetrin, ndërsa tashmë po vijon procesi për identifikimin e tyre.

Njëkohësisht policia u ka kërkuar banorëve të zones, që të mos dalin nga banesat derisa të përfundojnë hetimet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu