Trupat e pesë personave u gjetën në mbrëmjen e Krishtlindjeve në një apartament në Meaux, në Francën veriore .
Hetuesit kanë hapur një hetim për vrasje me dashje, siç konfirmoi prokurori Jean-Baptiste Bladier.
Sipas mediave lokale, viktimat janë një grua dhe katër fëmijët e saj.
I dyshuari kryesor është babai, një 33-vjeçar.
Hetimet iu besuan policisë gjyqësore të Versajës.
Ndërkohë raportohet se policia është në kërkim të babait 33-vjeçar, i cili është në arrati.