GREQI- Një tjetër ngjarje tronditëse ka ndodhur në Greqi. Mediat vendase raportojnë se një 22-vjeçar ka rënë pre e një mashtrimi online nga një transgjinor i cili është hequr si grua dhe e ka ftuar në banesën e tij. Gjithçka ka nisur në orën 19:30 të dielën e kaluar, më 29 janar. 22-vjeçari nga zona e Salamis ka lënë një takim përmes një faqeje takimesh me një ‘grua’ për të bërë seks. I riu ka shkuar në banesën në katin e 3-të të rrugës Strogonov në Neo Kosmos, ku është pritur nga ‘gruaja’ me të cilën kishte lënë takimin.
Pak më vonë, kur kanë shkuar në dhomën e gjumit dhe janë zhveshur, 22-vjeçari ka marrë tronditjen e parë. Personi që i ishte paraqitur si femër, ka zbuluar se ai ishte transvestit dhe madje ka nisur të tregohet agresiv ndaj tij kur ka parë që 22-vjeçari ka mbetur i shtangur.
I riu, siç ka dëshmuar në Polici, i ka thënë se nuk dëshironte të vazhdonte me aktin seksual dhe më pas pasoi një tronditje e dytë. Transvestiti, i cili ishte paraqitur si grua, i vërsulet dhe e përdhunon. Pak minuta më vonë dhe pasi ka kryer aktin 22-vjeçari është larguar duke u dridhur nga banesa e Neos Kosmos.
Të nesërmen, viktima ka shkuar në komisariatin e Akropolit dhe ka denoncuar të gjitha gjërat e tmerrshme që ka përjetuar nga transvestiti me të cilin kishte lënë takim, ndërkohë që u dha urdhër për t’u kontrolluar nga mjeku mjekësor.