Tronditëse në Kosovë/ Nëna ndihmoi vajzën në lindjen e parakohshme, foshnjën e hedhin në tualet

0

Një ngjarje e rëndë raportohet se është regjistruar mëngjesin e djeshëm në Podujevë të Kosovës, ku nënë e bijë janë arrestuar pasi akuzohet se janë përfshirë në vrasjen e një foshnjeje të porsalindur.

Në pranga është vënë nëna e foshnjes, një 19-vjeçare e cila dyshohet se ka kryer abort të kundërligjshëm dhe më pas ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas mediave në Kosovë, vajza 19-vjeçare teksa ishte 7 muajshe shtatzënë, në bashkëpunim me nënën e saj, pasi e ka lindur foshnjën në banjon e shtëpisë, dyshohen se e kanë hedhur në tualet. Për rastin e rëndë kanë reaguar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia.

“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave (të gjinisë femërore), për shkak të dyshimit se të njëjtat kanë kryer veprat penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” dhe “Ndihma në vrasjen e foshnjës gjatë lindjes”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

“Raportohet se në QKUK ka kërkuar tretman mjekësor e dyshuara femër kosovare e cila dyshohet se ka qenë shtatëzënë dhe ka abortuar në mënyrë të paligjshme. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje” – njoftoi Policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu