TRONDITËSE në Shkodër/ 18-vjeçarja ndërron jetë pasi piu fostoksinë

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasdite ne kësaj të enjteje në Shkodër, ku një 18-vjeçare ka ndërruar jetë.

Policia ka njoftuar se adoleshentja banuese në Kplik, ka konsumuar fostoksinë dhe kjo i ka shkaktuar vdekjen. E reja u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi të mbijetonte dhe në orën 17:00 ndërroi jetë. Nuk dihen edne rrethanat në të cilët adoleshentja ka konsumuar lëndën toksike, teksa policia ka nisur hetimet për rastin e rëndë.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Mesditën e sotme, shtetasja E. R., 18 vjeçe, banuese në Koplik, dyshohet se ka pirë fotoksinë, e cila u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjeksore, por rreth orës 17:00, ka humbur jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.