Tronditëse/ Prindërit ‘monstër’ keqtrajtonin dy fëmijët e mitur, ja se si i zbuloi kamerierja

0

Një rast i rëndë dhunimi me fëmijët është zbuluar në Florida, SHBA, falë shkathtësisë së një kameriereje.

Gjithçka u zbulua kur një çift me dy fëmijë u ulën në një restorant për të ngrënë drekë, dhe bënë porosinë për 3 persona, edhe pse ishin 4. Kamarierja Flavine Carvalho vuri re se familja e la veçmas një djalë 12-vjeçar, duke mos i porositur ushqim. Ai dukej i frikësuar dhe në trup kishte disa shenja të dukshme dhune.

21-vjeçarja iu afrua djalit për ta pyetur nëse ai donte diçka, por ai reagoi i frikësuar duke mos i kthyer përgjigje. Në atë moment ajo vendosi t’i jepte atij një shënim . Në këtë moment djali pohoi me kokë, dhe vajza telefonoi menjëherë policinë.

Policia shoqëroi familjen dhe nga hetimet rezultoi se djali dhunohej nga njerku i ti, e po ashtu dhe nga nëna. Ai kishte kërkuar që të jetonte me të atin por nëna nuk e kishte lejuar sepse donte të përfitonte nga paratë që merrte nga shteti për kujdesin ndaj tij. Ai shpesh herë mbyllej në dhoma të errëta, ndërsa për ditë me radhë lihej dhe pa ngrënë.

Por ngjarja u përkeqësua kur policia kontrolloi shtëpinë e çiftit, dhe aty gjetën një tjetër fëmijë 4-vjeçar. I mituri ishte djali i burrit, e po ashtu dhe ai dhunohej dhe lihej pa ushqim. Ai u gjet 20 kg nën peshë dhe me disa probleme të theksuara shëndetësore të shkaktuara nga dhuna.

Burri dhe gruaja nuk i donin fëmijët, të cilët ishin fryt i martesave të para të tyre, por i mbanin ata sepse përfitonin para për kujdestarinë e tyre. Çifti është arrestuar, ndërsa hetimi vazhdon.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu